AKTUALITET
Aksident në Sheq të Madh në Fier, kamionçina del nga rruga dhe përplas shtyllën e ndriçimit

Fier – Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.
Një kamionçinë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në krahun tjetër të rrugës, duke dëmtuar edhe një shtyllë ndriçimi.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.







