AKTUALITET

“Mbaj duart larg Nartës”, mesazh për Ivanka Trump nga protestuesit

Protestuesit që po kundërshtojnë projektin e planifikuar në zonën e Zvërnecit kanë shfaqur pankarta me mesazhe të drejtpërdrejta kundër investimit që parashikohet të zhvillohet në këtë zonë.

Një nga pankartat që po tërheq më shumë vëmendje mban mbishkrimin: “Ivanka Trump, mbaj duart larg Nartës!”, duke iu drejtuar drejtpërdrejt vajzës së presidentit amerikan Donald Trump e cila së fundmi deklaroi se po investonte “në një ishull privat”. 

Mijëra protestues kanë mbushur sheshin prej disa ditësh, ndërkohë që pasditen e sotme ka patur përplasje në nisje të protestës, pas disa gardheve metalike të vendosura nga policia. Megjithatë, policia u tërhoq dhe protesta vijoi paqësisht. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button