Paris Saint-Germain ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me Hugo Ekitike nga Reims këtë verë.
Sulmuesi 20-vjeçar shkëlqeu në Ligue 1 sezonin e kaluar dhe tërhoqi vëmendjen e disa skuadrave kryesore në të gjithë Evropën, por është klubi kryeqytetas francez që ka fituar betejën.
Lojtari i lindur në Reims kishte arritur tashmë një marrëveshje për kushtet personale me PSG dhe tani do t’i nënshtrohet testeve mjekësore përpara se të përfundojë transferimin.
Ekitike u largua nga kampi stërvitor i Reims për të udhëtuar në Paris për testet mjekësore dhe pritet të bashkohet me shokët e tij në Japoni. Skuadra do të niset për në Lindjen e Largët të shtunën.
PSG do të paguajë 28.5 milionë euro për të nënshkruar me Ekitike nga Reims, me 6.5 milionë euro të tjera bonuse. Ekitike do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me ekipin e “Parc des Princes”.
Liverpool, Chelsea, Manchester United dhe Newcastle ishin të gjithë të interesuar për sulmuesin.
Madje Newcastle ishte aktiv më aktive dhe kishte ofruar më shumë.