AKTUALITETTOP-NEWS

Nuk ndalet revolta në Tiranë/ Protestuesit rikthehen në shesh para mesnatës

Ka qenë një nga protestat më të gjata ajo e së mërkurës në Tiranë. Nisi në orën 18.00, por edhe 5 orë më pas në rrugët e kryeqytetit kishte turma njerëzisht që vijonin të protestonin.

Pas kryeministrisë protestuesit udhëtuan sërish drejt sheshit Skënderbej, duke u kthyer përpara Partisë Socialiste.

Ndalesa e radhës ishte zona e ish-Bllokut ku u është bërë thirrje qytetarëve të lënë kafet dhe t’i bashkohen revoltës. 

Më pas qytetarët janë grumbulluar sërish para kryeministrisë ndërsa një ndalesë e kanë bërë edhe para PD-së. Ata kanë hedhur parulla kundër PS-së dhe PD-së si dhe drejtuesve të këtyre forcave, Edi Ramës dhe Sali Berishës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button