AKTUALITETTOP-NEWS

“Revolucioni i Flamingove” mbërrin në Fier.

Revolucioni i Flamingove” mbërrin në Fier, qytetarët protestojnë për të dytën ditë radhazi kundër projektit të Zvërnecit

Qytetarët fierakë kanë dalë për të dytën ditë radhazi në protestë kundër projektit të Zvërnecit, një lëvizje që në median ndërkombëtare po njihet gjithnjë e më shumë si “Revolucioni i Flamingove”.

Dhjetëra qytetarë, të pajisur me pankarta dhe parulla kundër Kryeministrit Edi Rama, u mblodhën në sheshin qendror të qytetit, duke kërkuar që Shqipëria të shpëtojë nga, siç u shprehën ata, “kthetrat e grabitësve”. Protestuesit theksuan se vendi ka nevojë për një demokraci funksionale, ku qytetarët të kenë të drejtën të kërkojnë llogari sa herë që preken prona, ligji, mjedisi dhe pasuritë publike.

Gjatë fjalimeve të mbajtura në tubim, pjesëmarrësit kërkuan më shumë transparencë dhe respektim të interesit publik në vendimmarrjet që lidhen me territorin dhe zhvillimin e zonave bregdetare.

Sipas aktivistit Elis Baba, rreziku nuk kufizohet vetëm te Zvërneci. Ai deklaroi se edhe Darëzeza mund të përfundojë si një bregdet i rezervuar për të pasurit, pasi, sipas tij, ajo është pjesë e të njëjtit masterplan zhvillimi. Për këtë arsye, Baba u bëri thirrje fierakëve që të reagojnë dhe të protestojnë më fuqishëm se kurrë.

Tubimi vijoi më pas në rrugët e qytetit, ku protestuesit marshuan duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve t’i bashkohen kësaj kauze. Sipas organizatorëve, kjo lëvizje po sjell për herë të parë vëmendjen e mediave ndërkombëtare mbi reagimin qytetar dhe mbrojtjen e interesit publik në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button