AKTUALITET

Ujësjellësi riparon tubacionin, por lë pas një gropë të rrezikshme që bllokon qarkullimin në Sheq të Madh.

Fier – Banorët e zonës pas repartit zjarrfikës në Sheq i Madh “Rruga e Myzeqesë”, te Drejtoria e Patentave, kanë ngritur shqetësimin për një situatë problematike të krijuar pas ndërhyrjes së punonjësve të ujësjellësit.

Sipas ankesës së banorëve, një tubacion uji i dëmtuar ka qëndruar për një kohë të gjatë pa u riparuar. Pas shumë pritjesh, ekipet e ujësjellësit kanë ndërhyrë për të rregulluar defektin, por pas përfundimit të punimeve nuk kanë rikthyer rrugën në gjendjen e mëparshme.

Banorët thonë se në vend që gropa të mbushej me inerte dhe të sistemohej siç duhet, ajo është lënë e hapur dhe në përmasa të mëdha, duke krijuar vështirësi serioze për qarkullimin e automjeteve. Sipas tyre, mjetet e kanë pothuajse të pamundur të kalojnë në këtë segment, ndërsa ekziston edhe rreziku i dëmtimeve të automjeteve apo aksidenteve.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për të mbyllur gropën dhe për të rikthyer normalitetin në qarkullimin e zonës, duke shmangur rrezikun për banorët dhe drejtuesit e mjeteve.

“E rregulluan tubin e ujit, por na lanë një problem edhe më të madh. Gropa është e thellë dhe rruga është bërë e pakalueshme”, shprehen banorët e shqetësuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button