15 vjeçari në Gjirokastër humb jetën në pishina

Humb jeten nje 15 vjecar ne pishina ne Gjirokaster, ishte hedhur per te lare dhe ka humbur jeten . Dyshohet per infarkt
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën në ambientet e një pishine.
Sipas informacioneve paraprake, i mituri me inicialet A.P. kishte shkuar në pishinë së bashku me shokët e tij. Mësohet se para se të hynte në ujë, ai kishte konsumuar një kafe dhe më pas ishte hedhur për t’u larë.
Shokët kanë konstatuar se, menjëherë pasi u hodh në ujë, 15-vjeçari nuk po reagonte. Ata kanë kërkuar ndihmë, por fatkeqësisht adoleshenti nuk ka mundur të mbijetojë.
Dyshimet e para flasin për një problem shëndetësor të menjëhershëm, ndërsa paraprakisht dyshohet se ai mund të ketë pësuar infarkt. Shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.









