“Ju erdhi fundi”/ Protesta masive kalon nga zona e Brrylit: Këtu vendosim ne! Poshtë patronazhistët

Pas protestë masive para Kryeministrisë, mijëra qytetarë marshuan në rrugët e Tiranës orët e vona të mbrëmjes të së premtes.
Sakaq, ata kaluan dhe nga zona e Brrylit dhe Maternitetit të ri.
Të shumtë në numër ata brohorisnin në kor: Ju erdhi fundi si dhe Poshtë patronazhistët.
Gjatë tubimit janë dëgjuar thirrje të forta, mes tyre “Rama jepe dorëheqjen” dhe slogani “Atdheu nuk është në shitje”, ndërsa pjesëmarrësit kanë theksuar vendosmërinë për të vijuar mobilizimin.
Edhe pse po mbushen tre javë nga nisja e protestave pjesëmarrja mbetet e lartë dhe qytetarët vazhdojnë të dalin rregullisht në shesh për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë.
Protesta po ruan intensitetin dhe po shndërrohet në një lëvizje të qëndrueshme qytetare me kërkesa politike të qarta.
Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë mobilizimin deri në realizimin e kërkesës së tyre kryesore: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij.









