AKTUALITET

Mijëra qytetarë para kryeministrisë/ Drejtësia të hetojë Edi Ramën

Mijëra qytetarët janë mbledhur për të 21-ën ditë radhazi para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në tubimin e kësaj mbrëmjeje fjalën e mori edhe një protestuese, e cila i bëri thirrje SPAK-ut të nisë hetime ndaj kreut të qeverisë dhe personave që ajo i cilësoi si oligarkë.

Para protestuesve të ardhur nga Shqipëria dhe diaspora, ajo tha se tubimi ka treguar se qytetarët mund të bashkohen për një qëllim të përbashkët dhe për të kërkuar një Shqipëri ndryshe. Sipas saj, pjesëmarrja e emigrantëve në protestë është dëshmi e pasojave që kanë sjellë vitet e emigrimit masiv.

Protestuesja kujtoi familjarët e larguar nga vendi ndër vite, duke deklaruar se shumë shqiptarë janë detyruar të emigrojnë në kërkim të një jete më të mirë. Në fjalën e saj, ajo u bëri thirrje institucioneve të drejtësisë të hetojnë kryeministrin Edi Rama, ndërsa kërkoi edhe nga faktori ndërkombëtar të mos mbështesë, sipas saj, modele qeverisjeje autokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button