KULTURË

“Kërcikuq”/ Prejardhja dhe kuptimi i këtij epiteti për mallakastriotët.

Kercikuq –një gojëdhënë e vjetër e Mallakastrës.

Kercikuqi ka qenë një djalë mallakastriot me një veshje tradicionale të kuqe, me tirqe, opinga me xhufka dhe me një fustanellë 300 palëshe të asaj kohe, e cila është trashëguar deri në ditët e sotme. Ka pasur xhamadan dhe brez të kuq, të cilët përbënin kostumin tradicional.

Ky mallakastriot vrau një oficer madhor të Turqisë, i cili ishte bimbash, rreth viteve 1800. Pasi e vrau, koshadhja e turqve u vu në lëvizje dhe nisi ta kërkonte fshat më fshat. Kudo që shkonin, pyesnin:

— Keni parë njeri këtu?

Dhe përgjigjja ishte:

— Kemi parë një kërci kuq.

Kercikuqi iku nga Aranitasi në Greshicë për t’u shmangur, sepse u bë i njohur për vrasjen që bëri. Më pas iku në Kutë, në Çorrush e deri matanë në Tepelenë, derisa u shpëtoi ndjekësve.

Nga terreni i keq, ferrat dhe drizat, i kullonin kërcinjtë gjak gjatë rrugës. Banorët e quanin “kërci kuq”, dhe kështu, sipas gojëdhënës, mbeti edhe emri Kercikuqi.

Kjo është një nga gojëdhënat e vjetra të Mallakastrës, e përcjellë brez pas brezi.

# A e keni dëgjuar ndryshe këtë histori?

# Sipas jush, pse mallakastriotët në disa raste janë quajtur “kërci kuq”?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button