AKTUALITET

Tragjedi në autostradën Lushnje–Tiranë, humb jetën një 30-vjeçar nga Grabiani pasi u përplas nga një automjet

Lushnje – Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pak para mesnatës në autostradën Lushnje–Tiranë, pranë urës mbi lumin Shkumbin.

Sipas të dhënave të para, një automjet tip “Benz” me targa AB 797 FZ ka përplasur një person që po udhëtonte me biçikletë. Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe fatale, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme çiklistit në vendngjarje.

Viktima është identifikuar si Taulant Veliu, 30 vjeç, banues në Grabian.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë bllokuar përkohësisht kahun e lëvizjes drejt Tiranës për të kryer veprimet hetimore dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga informacionet paraprake dyshohet se drejtuesi i biçikletës ka qenë duke lëvizur në mes të karrexhatës, ndërsa drejtuesi i automjetit “Benz” ka tentuar të devijojë për të shmangur përplasjen, por nuk ka arritur ta evitojë aksidentin fatal.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti tragjik.

Lushnjë

Më datë 20.06.2026, rreth orës 23:30, në aksin rrugor “Lushnjë–Tiranë”, shtetasi T. V., 37 vjeç, duke udhëtuar me biçikletë, dyshohet se është aksidentuar nga një automjet me drejtues shtetasin B. M., 41 vjeç, dhe më pas dyshohet se është përplasur edhe nga një automjet tjetër me drejtues shtetasin F. M., 39 vjeç.

Si pasojë e aksidentit rrugor, shtetasi T. V. ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat dy drejtuesit e automjeteve, për kryerjen e veprimeve procedurale të nevojshme, të cilët, në përfundim të veprimeve të para hetimore, janë arrestuar në flagrancë si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon kryerjen e veprimeve hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button