AKTUALITET

Aksident në kthesën e Viroit, përplasen mikrobusi me turistë dhe një “Audi”, dy të lënduar

Gjirokastër – Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në kthesën e Viroit, një nga segmentet më problematike pranë qytetit të Gjirokastrës. Në aksident janë përfshirë një mikrobus që transportonte turistë dhe një automjet tip “Audi”.

Nga përplasja e fortë, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Gjirokastrës, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë, si dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Ende nuk ka një informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve, ndërsa pritet që hetimet të përcaktojnë përgjegjësitë dhe shkakun e përplasjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button