BOTA

Eurodeputetja e majtë franceze kritikon Macron pas pritjes që i beri Ramës

Eurodeputetja franceze Manon Aubry, që i përket të majtës ka kritikuar Presidentin Emmanuel Macron për pritjen që i bëri kryeministrit Edi Rama të hënën në pallatin Elsyee.

Me anë të një postimi në X, Aubry thekson se Franca nuk duhet t’i japë dorën dhe të presë një kryeministër që po mashtron vendin për interesat e oligarkëve dhe të Trump. 

“Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, u prit dje nga Macron, ndërsa Shqipëria ka qenë në revoltë për 23 ditë. Franca nuk duhet t’ia ofrojë dorën e saj të bardhë një qeverie që po e mashtron vendin e saj për interesat e Trump dhe oligarkëve. Rroftë revolucioni i flamingove rozë” –  shkruan eurodeputetja franceze. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button