AKTUALITETTOP-NEWS

Pas protestës së banorëve, nis asfaltimi i plotë i rrugës 800 metra në lagjen Lulalaj në Varibop të Cakranit.

Cakran – Pas protestës së zhvilluar dhe të transmetuar në ALB365 dhe media të tjera për dy ditë me radhë nga banorët e lagjes Lulaj në fshatin Varibop, të cilët kundërshtuan vendimin për asfaltimin e vetëm gjysmës së rrugës së lagjes së tyre, ditën e sotme ka nisur shtrimi i plotë me asfalt i segmentit rrugor.

Banorët kishin ngritur shqetësimin se rruga, me një gjatësi prej rreth 800 metrash, ishte planifikuar të asfaltohej vetëm në 400 metrat e saj. Kjo situatë solli reagimin e banorëve, të cilët organizuan protesta dhe kërkuan ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse.

Sipas vetë banorëve, punonjësit e firmës zbatuese u kanë bërë të ditur se, pas protestave të zhvilluara dhe pasqyruar gjerësisht në media, është vendosur që i gjithë segmenti rrugor të shtrohet me asfalt.

Banorët kanë dërguar në redaksi edhe pamje filmike nga puna në terren, ku duket se makineritë kanë nisur asfaltimin e rrugës. Sipas tyre, deri në momentet e raportimit, një pjesë e konsiderueshme e segmentit ishte shtruar, ndërsa punimet vijojnë për përfundimin e plotë të investimit.

Ky zhvillim është pritur pozitivisht nga banorët e zonës, të cilët e konsiderojnë realizimin e plotë të projektit si një fitore të komunitetit dhe një zgjidhje të një problemi të hershëm infrastrukturor duke falenderuar dhe median që i mbështeti në zhvillimin e protestës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button