Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETJa pse u largua Sajmir Tahiri nga burgu i Fierit

Ja pse u largua Sajmir Tahiri nga burgu i Fierit

Nga kërcënimet me jetë, tek rrahja në ambientet e ajrimit, deri në konfliktet me drejtorin, ja prapaskenat e transferimit të Saimir Tahirit në burgun e Lushnjes

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri është transferuar nga Burgu i Fierit pas 6 muajve në qeli, në Institucionin e vuajtjes së dënimit në Lushnje. Gazeta ka zbuluar se pas kësaj lëvizje të papritur dyshohet se fshihen kërcënime me jetë, rrahje brenda ambienteve të ajrimit, si edhe për shkak të pakënaqësive të tij në burgun e Fierit, apo edhe përplasjeve me drejtorin e këtij burgu. Kërcënimin me jetë e zbuloi vetë Tahiri pak muaj më parë.

Ai kërkoi pezullim të dënimit me arsyetimin se është i rrezikuar nga subjektet e krimit. Gjithashtu, avokati i tij u shpreh se vuajtja e menjëhershme e dënimit me burg, mund të sjellë pasoja të rënda për të mbrojturin prej tij, si dhe për familjen e tij.

“Kjo për shkak të detyrës që ka mbajtur dhe ai rrezikon dhe mund të shndërrohet në objekt të personazheve të krimit që vuajnë dënimin në IEVP Fier”, thuhej në kërkesë. Në rekurs u tha se edhe familja e tij gjendet e ekspozuar ndaj pasojave të mundshme.

Sipas avokatit të Tahirit, është e qartë që vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit, është i marrë në shkelje flagrante të ligjit. Sipas tij, sa i përket procesit të rregullt ligjor dhe ekzekutimit të tij, ai cenon rëndë jo vetëm interesat e të dënuarit Saimir Tahiri, por edhe të drejtësisë.

Për këto arsye, kërkohet ndërprerje e ekzekutimit të vendimit ndaj ish-ministrit të Brendshëm. Por Gjykata e Lartë e refuzoi kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për pezullim të dënimit.

Rrahja në ambientet e ajrimit dhe konflikti me drejtorin

Gjithashtu, nga burime në burgun e Fierit, ende të pakonfirmuara dyshohet se Tahiri është dhunuar në ambientet e ajrimit dhe gjithçka është mbajtur e fshehtë. Një tjetër arsye që dyshohet në transferimin e tij në Lushnje, është përplasja e tij me drejtorin e burgut të Fierit Arjan Hasani. Si pasojë e këtij konflikti Tahiri ka kërkuar edhe transferim nga ky burg, e ta vuajë dënimin në një nga burgjet e tjera të sigurisë së zakonshme./Korrieri

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME