Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVasili: Bllokimi i shërbimit publik on line, si zjarret në hipoteka të...

Vasili: Bllokimi i shërbimit publik on line, si zjarret në hipoteka të qeverisë në “hall të madh”!

Sot Qeveria ka mbyllur sherbimin publik on line per ” sulme kibernetike” sic po thote vete.

Ka disa pyetje qe duan pergjigje sot:

1️⃣ Kur dolen te dhenat personale, qe ishin ne duar te patronazhisteve a nuk ishte vete qeveria, qe i nxori dhe i perdori per te grabitur zgjedhjet?

2️⃣ Po kur dolen te numrat e telefonit dhe targat e makinave pse nuk u shqetesua qeveria apo ishte vete edhe aty?

3️⃣ Po kur dolen rrogat e qindra mijra qytetareve a nuk ishte vete qeveria, qe i nxori?

4️⃣ A nuk ishte Edi Rama qe deklaroi vete se do te benin publike rrogat e qytetareve?

5️⃣ A nuk ishte qeveria qe bente gjoja te paditurin dhe akuzonte gazetaret per nxjerrjen e ketyre te dhenave?

6️⃣ A nuk ishte qeveria, qe tha keshtu ndodh ne gjithe boten dhe beri sikur nuk kishte ndodhur gje?

7️⃣ Pse nuk ka asnje te ndeshkuar nga qeveria per daljen e miliona te dhenave personale?

‼️Qeveria ne menyre te trashe po kerkon te legjitimoje dhjetra milion euro tender per gjoja mirmbajtjen e AKSH.

Kjo ngjan si dy pika uji edhe me gjoja emergjencen e plehrave, qe shpalli qeveria, per te justifikuar hajdutllekun me inceneratoret.

‼️‼️Por me kryesorja eshte se ne kemi pare qe marrin “flake” hipotekat dhe prokurorite atje ku ka dokumente ” perveluese” per qeverine.

Mbyllja e sherbimeve publike on line ngjan si dy pika uji me zjarret ne hipoteka, sepse edhe ne kete rast qeveria, qe eshte ne ” hall te madh” per shkak te dokumenteve asgjesuese, qe po publikohen perdite kerkon te ” çlirohet” me cdo mjet prej ketyre dokumenteve.

Ky sigurisht eshte nje mundim i kote sepse shejtani tashme ka dale nga shishja…!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME