Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETJa 20 të arrestuarit në Portin e Durrësit

Ja 20 të arrestuarit në Portin e Durrësit

20 persona janë arrestuar në Portin e Durrësit,  pasi u konstatua një kontejner i paplumbosur i ngarkuar me banane. Sipas informacioneve, 16 nga 20 te arrestuarit janë punonjës të forcës së sigurisë portuale.

Hapja e kontenierit është bërë para se të kalonte në filtrin e policisë dhe skanerit. Pasi është hapur ky kontenier, është vënë re se sipërfaqja e tij ka qenë e ngarkuar me arka me banane, dhe se mungonin disa arka me banane

Policia dyshon se brenda kontejnerit mund të ketë pasur lëndë narkotike.

Jurgen Gjeçi, 26 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

– Armand Murataj, 21 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit.

-Gentian Halili, 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë operator i firmës ‘Marinier’ që operon në Portin e Durresit;

-Azgan Zeka, 29 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, ne Portin e Durresit;

-Skender Plaku, 52 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;

– Adi Qevanaj, 31 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjesi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;

– Kastriot Ducka, 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjësi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

– Mentor Dyrmishi, 47 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;

-Klaudio Lala, 34 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

-Shpëtim Hajdini, 58 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

-Andrea Xhavara, 54 vjeç, banues në Durrës, me detyre punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

-Adem Brasha, 40 vjeç, banues në Durrës, me detyre punonjesi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

Veis Kuci, 32 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;

-Rajd Bleta, 27 vjeç, banues në Durrës, me detyrë operator i një firme, që operon ne Portin e Durresit;

-Ali Bajrami, 54 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;

Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’, shtetasit:

-Gjergji Doraci, 39 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;

-Shefqet Elezi, 57 vjeç, banues në Shijak, Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë  Portuale, në Portin e Durresit;

-Profit Tola, 31 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit.

Po në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë per veprat penale ‘Kontrabanda me mallra te tjera’ dhe ‘Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore’ në bashkepunim, shtetasit:

-Altin Muhametaj, 46 vjeç, banues në Durrës, punëtor në kompaninë që priste ngarkesën me banane;

-Nazmi Allgjata, 46 vjeç, banues në Durrës, shofer në kompaninë që priste ngarkesën me banane.

‘Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me ato të Departametit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, po vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentnin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet e para hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural’, sipas policisë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME