BOTA

Profesori i njohur amerikan: Koha që Rama të shohë derën e daljes

Profesori i njohur amerikan i ekonomisë, Steve Hanke, ka bërë një reagim për protestat në Shqipëri. Sipas tij mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Tiranës për të 37-ën ditë radhazi.

Në një postim në rrjetin social X, shoqëruar me një video të protestës nga ‘News24’, profesori i ekonomisë së aplikuar në universitetin “Johns Hopkins” shkruan se për të 37-n ditë me radhë mijëra shqiptarë kanë dalë në rrugët e Tiranës për të protestuar.

“Për të 37-n ditë, mijëra shqiptarë protestojnë në rrugët e Tiranës. Ata protestojnë kundër projekteve të mbështetura nga kryeministri Rama. Ka ardhur koha që kryeministri Rama të marrë derën e daljes. Revolucioni i Flamingove ka marrë hov”, – shkruan Hanke.

Hanke është një nga ekspertët më të njohur në fushën e politikave monetare dhe inflacionit. 83-vjeçari ka qenë këshilltar ekonomik në administratën e ish-presidentit Ronald Reagan dhe ka këshilluar qeveri të ndryshme për reforma ekonomike, përfshirë edhe Shqipërinë në fillim të viteve 1990. 

https://x.com/steve_hanke/status/2074298603435114795?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2074298603435114795%7Ctwgr%5E64053890e50ae0bd0c98a1708abec12d69a22dbe%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2Fprofesori-i-njohur-amerrikan-koha-qe-rama-te-shohe-deren-e-daljes-i1089537

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button