POLITIKË

‘Nesër më shumë!’/ Revolta qytetare kundër qeverisë, mbyllet protesta e 50-të

Ka përfunduar protesta e 50-të radhazi e qytetarëve para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Pas marshimit në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, protestuesit u rikthyen para Kryeministrisë, ku vijuan me thirrje dhe slogane kundër qeverisë. Gjatë mbylljes së tubimit u dëgjuan thirrjet: “Rama jep dorëheqjen!”, “Ju erdhi fundi!” dhe “Shqipëria kërkon revolucion!”.

Në përfundim të protestës, organizatorët dhe pjesëmarrësit deklaruan se mobilizimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke u bërë thirrje qytetarëve t’u bashkohen protestave të ardhshme.

Tubimi u mbyll me mesazhin: “Nesër më shumë!”, duke paralajmëruar vijimin e protestave kundër qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button