AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin Pushimi i Shoferit –Fier Shegan, tre të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin nacional Pushimi i Shoferit–Fier Shegan, në dalje të fshatit Rrupaj, ku janë përplasur dy automjete.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet me targa greke ka tentuar të parakalojë një mjet me targa italiane, por manovra e gabuar ka sjellë përplasjen mes tyre. Si pasojë e goditjes, automjeti me targa italiane ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Tre personat që udhëtonin në automjetin me targa italiane, dy bashkëshortë dhe djali i tyre i rritur, kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt

Spitalit të Lushnjës nga dy autoambulanca.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të aksidentit, si edhe po disiplinojnë qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor.

Aksi nacional Pushimi i Shoferit–Fier Shegan konsiderohet një nga segmentet më problematike të zonës, pasi gjerësia e kufizuar e rrugës dhe fluksi i lartë i automjeteve kanë bërë që aty të regjistrohen shpesh aksidente rrugore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button