
Publicisti Ylli Dylgjeri ka reaguar ndaj zhdukjes së 15 bashkive nga ana PS-së që ka përgatitur reformë të njëanshme territoriale, duke iu drejtuar me një thirrje mbështetësve të Partisë Socialiste.
Në një reagim në rrjetet sociale, Dylgjeri u ka bërë thirrje socialistëve të largohen nga partia, duke deklaruar se sipas tij ata kanë humbur edhe përfaqësimin vendor.
Thirrje socialistëve! Digjini teserat e PS kudo ku jeni në Shqipëri. Ju tani s’keni më as bashki. Ju s’keni më as Parti’, shkruan Dylgjeri.
Sipas tij, socialistët janë lënë në vetmi dhe janë shkelur në ligj e në besë.
Reagimi i Ylli Dylgjerit:
Thirrje socialisteve!
Digjini teserat e PS kudo ku jeni
në Shqipëri. Ju tani skeni më as Bashki. Ju skeni më as Parti.
Ju sot jeni në vetmi.
Ju jeni shkelur në Ligj e në Besë.
Rama po ju shpopullon.
BASHKOHUNI!










