AKTUALITETTOP-NEWS

‘Zëri i Patosit nuk duhet të heshtë’, Qytetarët në protestë kundër Ramës

Qytetarët e bashkisë Patos u ngritën sot në protestë kundër shkrirjes së bashkisë, sipas planit të reformës territorial të propozuar nga Partia Socialiste e Edi Ramës.

“Jemi të zhgënjyer. I bëjmë thirrje Edi Ramës të vijë këtu të bisedojë me. Të mos bashkohemi se na largohet shërbimi” tha një protestues.

Ata thërrisnin ‘Larg duart nga Patosi”

anorët e Patosit kanë dalë sot në protestë pasi kundërshtojnë ‘hartën e re’ të reformës territorialie të PS-së e cila parashikon shkrirjen e kësaj bashkie me bashkinë e Fierit. 

Për banorët shkrirja e bashkisë do të thotë mungesë shërbimesh.

Kundër propozimit është dhe kryebashkiaku socialist Fation Duro.

Banorët mbajnë në duar pankarta ku shkruhet se ‘Zëri i Patosit nuk duhet të heshtë’.

Pjesë e protestës ishte dhe Brunilda Haxhiu deputete e Partisë së Lirisë.

“Jemi për të drejtën tuaj që ju takon. Patosi duhet të mbetet bashki. Fieri ka 16 deputetë. A e kuptoni sikur të 16 deputetët ta ngrejnë zërin për Patosin?  A hiqet Patosi si bashki? Jo! Këta na kanë ndarë në të majtë e të djathtë. Ne kemi përcaktinë tonë kombëtare. Ky është plan shpopullimi dhe ne duhet ta ndalojmë të gjithë së bashku” tha Brunilda Haxhiu deputete e Partisë së Lirisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button