AKTUALITET

Flakët nuk ndalen në Mallakastër, zjarri avancon drejt Vloshit/ Helikopterët rifillojnë ndërhyrjen nga ajri

Beteja me flakët vijon në kufirin mes fshatrave Lofkënd dhe Drenie, ku zjarri po përhapet me shpejtësi, i favorizuar nga era e fortë.

Sipas informacioneve nga terreni, vatra e zjarrit po avancon në drejtim të Vloshit, duke rritur rrezikun për sipërfaqe të tjera me bimësi dhe pyje.

Pas një ndërprerjeje të përkohshme, helikopterët kanë rifilluar sërish operacionin nga ajri, në mbështetje të forcave zjarrfikëse dhe strukturave të emergjencës që vijojnë punën për izolimin e flakëve.

Operacioni mbetet në zhvillim, ndërsa autoritetet po monitorojnë nga afër situatën dhe po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button