Banorët protestojnë para Bankers Petrelium: Kompania e naftës nuk u ka paguar qiratë e tokave që prej marsit

Fier – Banorë të fshatrave Belinë, Marinëz, Kallmë, Sheqishtë dhe Zharrëz kanë protestuar për herë të dytë para zyrave të degës së Bankersit, duke kërkuar shlyerjen e detyrimeve për qiratë e tokave të tyre.
Dhjetra banorë të fshatrave të zonës naftëmbajtëse Patos – Marinzë, kanë protestuar për tl dytën herë paraditen e sotme përballë zyrave të kompanisë Bankers Petroleum për mospagesën w qerasë së tokës. Ata pohojnë të indinjuar se rreth 800 banorë të fshatrave Marinzë, Belinë, Sheqishte , Zharrëz, Kallm, Frashër , Kuman, që prej fillimvitit 2026 nuk janë paguar për qeranë vjetore të tokës e cila është në shfrytëzim nga kompania për rrugë, parkingje, sheshe e puse nafte, të cilat shfrytëzohen nga kompania që nga viti 2010.
Sipas banorëve, që prej muajit mars të këtij viti, kompania që operon në sektorin e naftës nuk u ka paguar qiratë për sipërfaqet e tokës që përdor për aktivitetin e saj, përfshirë shfrytëzimin e nëntokës, instalimet dhe depozitat e krijuara në këto territore.
Banorët shprehen se pagesat duhet të kryhen në përputhje me kontratat e lidhura. Ata paralajmërojnë se, nëse kompania nuk shlyen detyrimet ose nuk rinovon kontratat sipas kushteve të dakordësuara, do të ndërpresin bashkëpunimin dhe do të kërkojnë largimin e kompanisë nga tokat e tyre.
Një tjetër shqetësim i ngritur prej tyre lidhet me kërkesën për uljen e çmimit të qirasë së tokës. Banorët kundërshtojnë një ulje të tillë, duke argumentuar se ajo nuk justifikohet në një kohë kur inflacioni dhe kostot e jetesës janë rritur, ndërsa edhe çmimi i naftës në treg ka pësuar ndryshime.
Ata kërkojnë respektimin e kontratave dhe pagesën e detyrimeve të prapambetura, duke paralajmëruar përshkallëzim të protestave nëse kërkesat e tyre nuk marrin zgjidhje.





Banorët kërkojnë njëzëri respektimin e kontratës sipas ligjit dhe kundërshtojnë ndryshimin e kontratés nga njé vjetore né dyvjetore dhe pérgjysmimin r çmimit té qerasé nga 400 leké pér metér katror né 200 lekë të reja
Banorét pohojné gjithashtu se nése kérkesat e tyre nuk do té merren parasysh do té kérkojné rikthimin e tokave né gjéndjen e méparshme dhe pérshkallëzimin e protestés.
Pér banorét e zonés naftémbajtése qeraja vjetore e tokave mbetet njé ndér burimwt kryesore té té ardhurave té tyre. Çdo kompani që ka përdorur tokat e tyre ka qën korrekte, por tashmë që kompania drejtohet nga kinezë kanë nisur dhe problemet financiare. ALB365








