AKTUALITETTOP-NEWS

Tragjedi në Delisufaj, dy motra mbyten pasi automjeti përfundon në kanalin vaditës

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Delisufaj, ku dy gra, të cilat udhëtonin me një automjet, kanë humbur jetën pasi mjeti ka përfunduar në një kanal vaditës.

Ngjarja ka ndodhur në dalje të fshatit, ku dy motrat Mirel Haskaj 48 vjeçe dhe Florije Xhepa 50 vjeçe nuk kanë mundur të futen në urë dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanalin e mbushur me ujë.

Për shkak të rrjedhës së ujit, automjeti ka përfunduar nën urë, ndërsa dy gratë kanë mbetur të bllokuara brenda tij dhe, fatkeqësisht, kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat, të cilat kanë nxjerrë trupat e dy viktimave dhe i kanë transportuar drejt morgut të Lushnjës.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj tragjedie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button