POLITIKËTOP-NEWS

“Ju prisni të lodhemi, ne vetëm vazhdojmë’/ Qytetarët nuk tërhiqen, protesta në ditën e 77

Në ditën e 77-të të protestës qytetare kundër qeverisë, protestuesit kanë kërkuar arrestimin e kryeministrit Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

‘Arrestoni Ramën!’ ‘Arrestoni Ballukun’ thërrasin në kor qindra qytetarë që janë mbledhur para kryeministrisë.

Ndërkohë  një prej pankartave të shfaqura këtë mbrëmje në Tiranë shkruhej Ju prisni të lodhemi, ne vazhdojmë…” 

Pavarësisht javëve të protestave dhe temperaturave të larta, protestuesit vijojnë të mblidhen në shesh, ndërsa kërkesa e tyre mbetet e pandryshuar: dorëheqja e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button