AKTUALITET

Dalin pamjet, zbardhet përplasja pranë “Orange Club” në Sarandë, pse u godit shefi i Krimeve Mateo Bakalli (Video)

Një konflikt mes disa personave pranë “Orange Club”, në rrugën “Butrinti” në Sarandë, ka përfunduar me lëndimin e shefit të Krimeve të Komisariatit të Sarandës, Mateo Bakalli.

Sipas raportimeve paraprake, Bakalli ka ndërhyrë për të ndarë dy persona që po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, kur është goditur nga njëri prej tyre.

Gazetarja lokale Shpresa Dine, duke cituar vetë shefin e Krimeve, raporton se konflikti kishte nisur për motive banale dhe se personat e përfshirë dyshohet se ishin nën efektin e alkoolit.

Në momentin që është futur në sherr, e ka kapur grushti i një prej personave që po konfliktoheshin”, citohet të ketë deklaruar Bakalli.

Mëngjesin e sotëm, ai është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas raportimeve, Bakalli kishte hematoma në zonën e syrit dhe dëmtime të tjera në trup, por pas trajtimit është larguar nga spitali.

Më pas është raportuar se ai është rikthyer në detyrë.

Ende nuk ka një version të plotë zyrtar mbi dinamikën e ngjarjes dhe personat e përfshirë. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e konfliktit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button