AKTUALITET

Zjarr në malin e Çikës, flakët i afrohen fshatit turistik të Dhërmiut

Flakët në malin e Çikës, në zonën mes Dhërmiut dhe Himarës vijojnë të jenë aktive. Banorët kanë ngritur alarmin për përhapjen e zjarrit në terrenin malor. Sipas tyre, vatrat kanë qëndruar aktive gjatë gjithë ditës dhe po zgjerohen me shpejtësi.

Në faqen e malit dallohen disa vatra zjarri. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për të frenuar avancimin e flakëve dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button