AKTUALITET

Elektricisti humb jetën në Marglliç të Patosit, dyshohet se u godit nga shtylla elektrike

Patos -Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Marglliç të Patosit, ku një 46-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës.

Paraprakisht dyshohet se Ermal Debrova ishte duke montuar një shtyllë elektrike, kur ka pësuar dëmtime të rënda dhe ka humbur jetën në vendngjarje.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Policia ka shoqeruar 4 persona ne kkmisariatin e Fierit ku po merren ne pyetje per rrethanat e ngjarjes.

46- vjeçari eshte nga Elbasani dhe punonte ne nje firme private qe operon ne zone

Patos/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në fshatin Margëlliç, Patos, është gjetur pa shenja jete, pranë një shtylle elektrike të rrëzuar, shtetasi E. D., 46 vjeç, banues në Elbasan, elektricist.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button