AKTUALITETTOP-NEWS

Pas ngujimit në zyra, Bankers tërhiqet, banorët arrijnë marrëveshje me firmën

Pas disa ditësh protestë dhe paralajmërim për bllokim të aktivitetit, banorët e Marinzës kane arritur një marrëveshje me kompaninë Bankers.

Kjo e fundit është tërhequr nga kërkesa për përgjysmimin e pagesës së tokës, duke pranuar zbatimin e kontratës, 4 mln lekë për dynym në vit.

Ky vendim i firmës vjen pas përshkallëzimit të protestës së banorëve të Marinzës, ku një përfaqësi e tyre prej 20 personash u ngujuan në zyrat e Bankers deri në orët e para të mëngjesit të së premtes, të cilët kërkuan zgjidhje të problemit dhe paralajmëruan bllokimin e aktivitetit të firmës.

Pas dakordësisë së arritur këtë të premte me firmën Bankers Petroleum, banorët kanë lajmëruar ndërprerjen e protestave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button