AKTUALITETTOP-NEWS

Daja i saj përdhunoi 34-vjeçaren, reagon Zegjine Çaushi: Më thanë se do martohen

Deputetja socialiste Zegjine Çaushi ka bërë një reagim publik lidhur me ngjarjen e ndodhjur dy ditë më parë në Roskovec, ku daja i saj plagosi me drapër ish-vjehrrin.

Sipas Çaushit, ajo e ka takuar vëllain e nënës së saj rastësisht në qershor, teksa ishte duke zhvilluar takime në zonë, pasi ka dëgjuar për marrëdhënien e tyre ajo thotë se i ka uruar. Dhe më tej sëbashku me një kushëri të pranishëm e kanë pyetur Merita Gremajn “e keni ndarë mendjen? Do martoheni?”, e pasi Gremaj e ka pohuar këtë duke anashkaluar mendimin e të atit, Çaushi është shprehur “Se mos na hapni probleme”, referuar pëlqimit te babait.

Ajo thekson se ka qëndruar atje për vetëm 10 minuta dhe për ngjarjen është informuar nga mediat.

“Për këtë ngjarje jam informuar përmes mediave, njësoj si opinioni publik. Dua ta them shumë qartë: dënoj me forcë çdo formë DHUNE, pavarësisht se nga KUSH është ushtruar.”

Ja dhe reagimi i deputetes së PS qarku Fier Zeghjine Caushi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button