AKTUALITET

‘Na bllokon online, na gjen në shesh!’, pankartat me mesazhe të forta për Ramën

Kur popullit i fshihesh, me ç’fytyrë pushtetit i ngjitesh?’

Kjo është një prej pankartave që qytetarët kanë mbajtur në duar gjatë protestës së 108-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Lexo edhe:

Protestuesit kanë zgjedhur ironinë dhe mesazhet politike për të përcjellë pakënaqësinë ndaj qeverisë, duke iu drejtuar drejtpërdrejt kryeministrit dhe zhvillimeve të fundit politike në vend.

Një prej pankartave shkruan:

‘Rama jashtë, problem me shqiptarët. Balluku në Tiranë, problem me qytetarët. Kur popullit i fshihesh, me ç’fytyrë pushtetit i ngjitesh?’

Ndërsa një tjetër pankartë i referohet bllokimit të qytetarëve në rrjetet sociale dhe pranisë së tyre në protestat e opozitës:

‘108 na bllokon online. Na gjen në shesh!’

Mesazhet e protestuesve nuk janë kufizuar vetëm te qeveria, por kanë prekur edhe sistemin e drejtësisë dhe përplasjet e fundit mes ekzekutivit dhe magjistratëve.

‘Pagat e gjyqtarëve, shfaqje e qëllimshme, skandalet e Ramës, heshtje e dhimbshme!’, shkruhet në një tjetër pankartë.

Përmes këtyre mesazheve, protestuesit kanë ironizuar qeverinë dhe kanë akuzuar mazhorancën për standarde të dyfishta në raport me drejtësinë dhe problemet që shqetësojnë qytetarët.

Protesta e 108-të vjen në vijim të aksioneve të përsëritura opozitare kundër qeverisë Rama, ndërsa pankartat janë kthyer në një nga mënyrat kryesore përmes të cilave protestuesit përcjellin mesazhet e tyre politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button