12 VITE BASHKË ME JU NË ALB365.COM!

Me ritmin e shpejtë të ditës dhe vrullin e lajmeve të njëpasnjëshme, pothuajse më shpëtoi pa vënë re një moment shumë të rëndësishëm: Alb365.com sapo mbushi plot 12 vjet!
Kjo rrugëtim nisi më se një dekadë më parë, me dëshirën dhe përkushtimin për të krijuar një dritare të pavarur informative, ku secili nga ju të gjente çdo ditë lajmin e saktë, analizën e ndershme dhe përmbajtjen me vlerë.
Gjatë këtyre 12 viteve, Alb365.com nuk ka qenë thjesht një faqe interneti. Ka qenë një sfidë ditore teknike e përmbajtësore, por mbi të gjitha, një urë lidhëse me një komunitet të mrekullueshëm lexuesish e ndjekësish — si në ueb, ashtu edhe në kanalin tonë në YouTube e rrjetet sociale.
Të mirëmbash e të rritësh një projekt digjital për 12 vjet me radhë kërkon pasion të madh. Ka pasur ditë me ngarkesë të lartë, momente ndryshimesh e zhvillimesh, por forca kryesore që na ka mbajtur e na mban gjithmonë përpara jeni JU.
Ju jam pafundësisht mirënjohës secilit prej jush që na lexoni, na ndiqni, komentoni dhe na mbështetni çdo ditë. Fjala juaj e mirë dhe besimi juaj gjatë të gjitha këtyre viteve është arritja jonë më e madhe.
Faleminderit nga zemra që jeni pjesë e familjes së Alb365.com në këtë udhëtim 12-vjeçar!








