AKTUALITETTOP-NEWS

Kakavijë/ Kapet “ngarkesa” prej 88 kg kanabis, në pranga çifti nga Ballshi

Kakavijë – Kapet një sasi e madhe droge në Pikën Kufitare të Kakavijës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, teksa një furgon që dyshohet se po tentonte të trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Greqisë është ndaluar nga shërbimet e Policisë Kufitare.

Furgoni është ndaluar në vijën e dytë të kontrollit kufitar, ku gjatë kontrollit është konstatuar dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike të dyshuar kanabis sativa, me peshë rreth 88 kilogramë. Ajo ishte e fshehur në dysheme të mjetit, pohuan burime nga Kakavia. Të shoqëruarit janë Klejdi dhe Bukurie Agalliu.

Në vijim të veprimeve, drejtuesi i furgonit dhe një pasagjere nga Ballshi janë shoqëruar në ambientet e Policisë së Gjirokastrës, ku po kryhen veprimet procedurale. Drejtuesi i mjetit, shtetasi Klejdi Agalliu, 27.04.1998, i lindur në Ballsh udhëtonte me bashkëshorten e tij Bukurije Agalliu, 13.02.2001, lindur në Sarandë,

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, përfshirë identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë tentativë trafikimi.

Sasia e lëndës narkotike po peshohet dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale për dokumentimin e plotë të rastit.

Policia

📍 PKK Kakavijë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Risku 1”.

Falë kontrolleve të shtuara nga Policia Kufitare bazuar në analizën e riskut, parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për trafikimin e lëndëve narkotike drejt Greqisë.

Gjatë kontrolleve intensive, me përdorimin e mjeteve logjistike bashkëkohore, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në brendësi të një furgoni rreth 88 pako me lëndë narkotike të dyshuar cannabis, me peshë totale rreth 91 kilogramë.

Vihet në pranga drejtuesi i furgonit dhe pasagjerja, bashkëshortë me njëri-tjetrin.

Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve të imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për trafikimin e lëndëve narkotike, si dhe i intensifikimit të kontrolleve bazuar në analizën e riskut në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, kaluan për kontroll të detajuar në skaner dhe më pas në vijën e dytë, në dalje të RSh-së, furgonin që drejtohej nga shtetasi K. A..

Nga kontrolli i imtësishëm, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura, në vende të krijuara posaçërisht në dyshemenë e furgonit, poshtë shtresës së saj, rreth 88 pako, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar cannabis, me peshë totale rreth 91 kilogramë.

Në vijim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit K. A., 28 vjeç, dhe B. A., 25 vjeçe, të dy banues në Tiranë, bashkëshortë me njëri-tjetrin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 91 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis dhe furgoni.

Strukturat e DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me DVP-të e tjera, nën drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, po vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button