AKTUALITET

Shpërthen pika e karburantit në Sarandë, dy të plagosur

Një shpërthim i fortë është regjistruar në një pikë karburanti në Sarandë. 

Ngjarja ka ndodhur pak mibuta më parë në rrugën “Skënderbeu”. Nga shpërthimi ka persona të plagosur të cilët janë transportuar në urgjencën e Sarandës.

Sipas burimeve nga bluzat e bardha të  plagosurit janë  Fatmir Pema 39 vjeç, i cili ka pësuar djegie në trup dhe Florian Bica 27 vjeç, i cili është transportuar në spital pas tronditjeve nga shpërthimi.

Forca të shumta policie, zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button