AKTUALITET

Zjarr  te Ura e Kardhiqit, flakët pranë banesave dhe magazinave

Gjirokastër – Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë mbrëmjen e sotme në zonën e Urës së Kardhiqit në Gjirokastër, duke alarmuar banorët e zonës.

Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër u njoftua rreth orës 21:35 për situatën. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, grupi i ndërhyrjes u nis drejt vendngjarjes.

Me mbërritjen e shërbimeve zjarrfikëse, u konstatua se flakët ishin përhapur në një sipërfaqe me barishte, shkurre dhe kallamishte, në afërsi të banesave dhe disa magazinave.

Situata paraqiste rrezik për përhapjen e zjarrit drejt zonës së banuar, ndaj forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë për izolimin e vatrës dhe neutralizimin e flakëve.

Pas ndërhyrjes, zjarri u vu nën kontroll dhe u shua plotësisht, duke parandaluar përhapjen e tij drejt banesave dhe objekteve përreth.

Sipas shërbimit zjarrfikës, nga ngjarja nuk pati dëme në banesa apo objekte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button