AKTUALITETTOP-NEWS

Zjarr masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë, flakët rrezikojnë dhe banesa

Një zjarr masiv ka rënë pak minuta më parë në afërsi të kodrave pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë, në zonën e Fierit.

Sipas informacioneve paraprake nga vendi i ngjarjes, flakët kanë përfshirë kryesisht shkurre dhe bimësi dhe ullishte, ndërsa përmasat e vatrës së zjarrit duken të konsiderueshme, pranë ka dhe banesa afër

Në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja e pare, dhe pritet ndërhyrja për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre.

Nga distanca, zjarri duket me intensitet të lartë, ndërsa situata po ndiqet nga afër.

Ende nuk ka informacion të detajuar mbi situatën, përfshirë sipërfaqen e përfshirë nga flakët dhe nëse ka rrezik për zonat përreth./ ALB365/ Xhemil Bharaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button