AKTUALITET

Rama pret Von der Leyen në Kryeministri ndërsa protestuesit ulërasin “Arrestoni Ramën”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Kryeministri, ku është pritur nga kreu i qeverisë, Edi Rama.

Mbërritja e Von der Leyen zhvillohet në një atmosferë të tensionuar jashtë godinës, ku një grup qytetarësh dhe aktivistësh po protestojnë kundër qeverisë.

Tensionet vijojnë pranë Kryeministrisë, teksa protestuesit janë përplasur verbalisht me efektivët e Policisë teksa pritnin mbërritjen e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Forcat e rendit kanë ndërhyrë për të larguar protestuesit dhe për t’i mbajtur ata larg perimetrit të sigurisë të ngritur pranë godinës së Kryeministrisë.

Gjatë ndërhyrjes së efektivëve, protestuesit kanë lëshuar thirrje të forta kundër Policisë dhe kryeministrit Edi Rama.

“Polici e Gysit”, “Polici e krimit”, “Arrestoni Ramën” dhe “Turp”, kanë qenë disa prej thirrjeve të qytetarëve.

Policët krijojnë kordon dhe largojnë protestuesit nga zona, ndërsa këta të fundit kundërshtojnë ndërhyrjen dhe vijojnë thirrjet. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button