Një aksident me pasojë plagosjen e një 15-vjeçari ndodhi këtë të shtunë në aksin rrugor Marinëz-Roskovec. 45-vjeçari ka aksidentuar të miturin, ndërsa është lënduar edhe vetë.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin D. Zh., 45 vjeç, banues në Roskovec, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, në aksin rrugor Marinëz-Roskovec, ka aksidentuar një 15-vjeçar, banues në Roskovec”, sipas policisë. Të dy të dëmtuarit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.