Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËPresidenti Meta intervistë për gazetarin Sokol Balla

Presidenti Meta intervistë për gazetarin Sokol Balla

Presidenti Meta: Kam bere cdo perpjekje per te shpetuar paqen sociale dhe pluralizmin politik ne vend

Presidenti Meta: 25 prilli do te ishte shume me rende se ngjarja tragjike e Elbasanit, ne te gjithe Shqiperine, ne rast se nuk do te nderhynte Presidenti

Presidenti Meta: Pas ikjes së opozitës nga Parlamenti, i vetmi që mbante presion ishte Presidenti.
Presidenti ka qenë gjithmonë koherent, edhe për të mbajtur përgjegjësit e tij për sa i takon Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti Meta: Shqetësimi im kur u zgjodha President ka qene tē bëja të munduren që opozita të hynte serisht në Parlament. Sepse ishin përpjekjet e disa ndërkombëtarëve dhe të Ramës që të linte në çadër opozitën dhe ato mos ishin pjesë e Parlamentit.

Presidenti Meta: Tani mezi po pres te dal nga nje “enderr”. Presidenca ime nuk ka qene normale sepse vecanerisht gjate 3 viteve te fundit kam qene i minuar gjate ushtrimit te detyres dhe i tradhetuar nga opozita, qe me la te vetem ne perballjen me Kuvendin njepartiak.

Presidenti Meta: Periudha e Presidencës ka 3 faza
Presidenca ishte normale, deri në momentin që opozita dogji mandatet. Opozita në mënyrë të qëllimshme, ndërmori hapat e saj, duke mos hyrë në zgjedhje.
Ilir Meta i 2019, kur ata lanë mandatet në parlament ishte i vetëm, dhe i tradhtuar nga të gjithë.
Tradhtia e tyre nuk ishte ndaj Ilir Metës, por ndaj Presidentit dhe ndaj Republikës.
Presidenti në këto situata, u detyrua të kërkoji dhe ndihmën e popullit.

Presidenti Meta: 2 Marsi nuk ishte një tubim për arsye që Ilir Meta të tregonte se e donte populli. 2 Marsi erdhi si nevojë e kapjes së shtetit, sepse Parlamenti po nxirrte akte pikërisht për të uzurpuar Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ishte vija e kuqe sepse ky institucion eshte vete sovraniteti i Shqiperise

Presidenti Meta: Ndërkombëtarëve ju kërkova që të zbatoheshin te gjitha akordet që kishim vendosur për të gjitha pikat per te zhbllokuar ngercin ne Gjykaten Kushtetuese dhe unë e anuloj tubimin e 2 marsit.
Ndërkombëtarët kur panë që populli ishte i qartë dhe po protestonte kundër kapjes së shtetit dhe kapjes së Gjykatës Kushtetuese në atë moment reflektuan.
Pyetjeve të Presidentit ndërkombëtarët ju përgjigjën 3 javë pas tubimit të 2 marsit.
Presidenti Meta: Populli i 2 Marsit, nuk ishte vetëm popull opozitar, aty ishin shqiptarët që po protestonin kundër kapjes së shtetit të së drejtës dhe sovranitetit të vendit nga Edi Rama, marshimi i 2 marsi nuk kishte të bënte me pozicionin e Presidentit.
Edi Rama donte të kapte në mënyrë të dhunshme Gjykatën Kushtetuese, duke vendosur ‘betimin e Lanës’.
Komisioni i Venecias, e tha qartë që vendimet dhe emërimet e Presidentit për Gjykatën Kushtetuese ishin të drejta.

Presidenti Meta: I qëndroj Reformës ne Drejtesi, por kurresesi Ramaformës. I qendroj vetem asaj Reforme që u votua me 140 vota ne Kuvendin e Shqiperise

Presidenti Meta: E vetmja ëndërr e mazhorancës ishte marrja e Presidencës para 24 korrikut, e cila u pre në mes. U tentua shkarkimi i Presidentit në Gjykatën Kushtetuese, me dokumente të falsifikuara me firmën e ish-kreut të Kuvendit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME