Friday, May 17, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËEmrat/ Ja deputetët asnjëanës mes dy grupeve në PD

Emrat/ Ja deputetët asnjëanës mes dy grupeve në PD

Përpos atij që njihet tashmë si grupimi i foltores dhe që mbështetsin pa kundërshtuar asnjë tekë të Sali Berishës dhe amalgamës së deputetëve që i bashkon mëria ndaj liderit historik, në PD po përvijohet edhe një grupim i tretë, ai i asnjëanësve.

Kjo gjë u pa qartë si në kuvendin që berisha mbajti në 30 prill, po ashtu edhe në rrefuzimin e nismave që Alibeaj po merr në prosesin e zgjedhjes së presidentit. Nëse Komistionit të Rithemelimit i munguan plot 35 deputetë në Kuvendin Kombëtar, për dy herë me radhë Enkeleid Alibeaj, dështon të kryesojë mbledhjen e grupit parlamentar sepse nuk plotëson dot korumin e shumicës. Edhe këtë të hënë kur ai ftoi deputetët për të diskutuar lidhur me platformën personale që kishte paqaritur për kriteret e përzgjedhjes së kreut të shtetit, në seli nuk u tubuan dot më shumë se 21 deputetë (nga 52 gjithësej). Aty ra në sy mungesa e plot 14 të zgjedhurve të 25 prillit, që nuk i janë bashkuar as Berishës: Ervin Salianji, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Grida Duma, Alfred Rrushaj, Flutura Acka, Xhelal Mziu, Tomorr Alizoti, Ramadan Lika, Fation Veizaj, Helidon Bushati, Greta Bardeli, Zef Hila, Ina Zhupa.

Deputetët që i mblidhen Alibeut:  1. Kreshnik Collaku; 2. Zheni Gjergji; 3. Bledjon Nallbati; 4. Dashnor Sula; 5. Arbi Agalliu; 6. Gazment Bardhi; 7. Dhurata Cupi; 8. Saimir Korreshi; 9. Eralda Bano; 10. Merita Bakiu ; 11. Ferdinand Xheferri; 12. Kastriot Piroli; 13. Ilda Dhori; 14. Lefter Geshtenja; 15. Lindita Metaliaj; 16. Flamur Hoxha; 17. Seladin Jakupllari; 18. Enkelejd Alibeaj; 19. Emilja Koliqi; 20. Orjola Pampuril 21. Andia Ulliri (Lulzim Basha i mbeshtet pa prezencë)

Deputetët që i shkojnë pas Berishës: Flamur Noka, Edi Paloka, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luciano Boçi, Edmond Spaho, Luan Baçi, Agron Shehaj, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Isuf Cela, Bujar Leskaj, Belind Kelliçi, Sali Berisha, Elda Hoti

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME