POLITIKËTOP-NEWS

Çahet PS/ Rama kërkon përjashtimin e Spiropalit nga PS, Xhafa kundër

Mbledhja me dyer te mbyllura e Asamblesë së Partisë Socialiste ka prodhuar edhe një përplasje tjetër të fortë mes Edi Ramës dhe Elisa Spiropalit.

Burime eksluzive të Lapsi.al nga brenda mbledhjes thanë se pas fjalës së Spiropalit, kryetari i PS-së i ka propozuar Asamblesë përjashtimin e saj nga partia.

Sic mëson ekskluzivisht Lapsi.al, Spiropali mbajti një fjalë të gjatë në asamble me akuza kundër Ramës dhe mënyrës se si PS qeveris dhe si po drejtohet partia.

Fill pas kësaj, Rama bëri edhe propozimin e papritur për përjashtimin e saj. Vec kësaj Rama propozoi masë edhe për Plarent Ndrecën, avokatin e Erion Veliajt. 

Rama kurseu Erion Veliajn nga përjashtimi, për të cilin tha se “për atë jo, se i ka duart e lidhura”. 

Këto dy kërkesa të Ramës pritet të hidhen në votim nga Asambleja e PS. 

Përplasjet në Partinë Socialiste po thellohen. Fatmir Xhafaj ka dalë kundër propozimit të Edi Ramës për përjashtimin nga partia të Elisa Spiroplalit.

Xhafaj ka kërkuar që ndaj Spiropalit dhe Plarent Ndrecës të mos merret masa ekstreme e përjashtimit nga partia.

“Të jetë ditë e parë për të gjithë. Të marrin masa, por jo të përjashtohen”, është shprehur Xhafaj mes të tjerash në fjalën e tij. 

Nuk dihet nëse do të ketë zëra të tjerë kundër propozimit të Edi Ramës për përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës. 

Kryetari i PS-së ndërkohë kurseu Erion Veliajn nga përjashtimi me argumentin se ai i ka duart e lidhura duke qenë në burg dhe kjo masë nuk është e drejtë për të. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button