AKTUALITET

Rama shkarkon Ballën nga drejtuesit politik

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ka konfirmuar se Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca janë anëtarë të Partisë Socialiste. Ndryshe nga çfarë kërkoi Edi Rama, duket se socialistët nuk e kanë mbështetur vendimin për t’i përjashtuar të dy.

Mbledhja e Asamblesë Kombëtare ka qenë pjesërisht me dyer të mbyllura dhe pjesërisht me dyer të hapura, por nga ajo çfarë rrodhi, ishte se socialistët e vjetër janë shprehur kundër përjashtimeve.

Fatmir Xhafaj ka qenë ndër të parët që ka kundërshtuar hapur kërkesën e kryetarit Edi Rama gjatë punimeve të Asamblesë Kombëtare në Gjirin e Lalëzit, duke propozuar masa ndaj Spiropalit e Ndrecës, por jo përjashtim.

Ndërkohë, përsa i përket drejtimit të Tiranës, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi konfirmoi shkarkimin e Erion Veliaj dhe Taulant Ballës dhe zëvendësimin e tyre nga dy bashkëkryetarët e rinj, Albana Koçiu dhe Ervin Demo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button