KULTURË

Nëntori nuk e ndal turizmin në Sarandë, “EXPLORA-II” sjell vizitorë nga e gjithë bota

Sarandë – Në mesin e muajit nëntor, edhe pse nën një mot gri, Saranda vijon të mirëpresë turistë nga vende të ndryshme të botës. Mëngjesin e kësaj të hëne, në portin e Sarandës ka mbërritur për herë të parë kroçera luksoze “EXPLORA-II”.

Për shkak të përmasave dhe tonazhit prej 63 mijë e 621 tonësh, anija turistike është ankoruar në rad, ndërsa turistët kanë pasur mundësinë të zbresin për të vizituar qytetin dhe destinacionet turistike përreth tij.

Ajo që bie në sy është përbërja ndërkombëtare e vizitorëve. Turistët që kanë zgjedhur Sarandën këtë të hënë vijnë nga vende të ndryshme, mes tyre Austria, Australia, Belgjika, Kanadaja, Kosta Rika, Gjermania, Peruja, Zimbabveja, Serbia dhe Afrika e Jugut.

Mbërritja e “EXPLORA-II” në nëntor është një tjetër tregues se Saranda vijon të tërheqë vëmendjen e turizmit ndërkombëtar edhe përtej muajve tradicionalë të sezonit veror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button