Fier/ Arrestohet Emiljano Resuli, i dënuar dy herë për trafik droge – kapet me kokainë gati për shitje.

Një 41-vjeçar me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve është arrestuar në Fier në kuadër të operacionit policor të koduar “Recidivisti”. Bëhet fjalë për Emiljano Resulin, i cili sipas Policisë është dënuar dy herë më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Ai u kap duke qarkulluar me automjet, ndërsa gjatë kontrollit iu gjet një sasi kokaine, një pjesë e ndarë në doza dhe e dyshuar se ishte për shitje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe automjeti dhe telefoni celular i 41-vjeçarit.
Policia
Finalizohet operacioni i koduar “Recidivisti”, vihet në pranga 1 shtetas me precedent të theksuar penal në fushën e narkotikëve.
U kap në flagrancë me lëndë narkotike Kokainë, që e posedonte me qëllim shitjen, arrestohet 41-vjeçari, i dënuar 2 herë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë (një pjesë e saj e ndarë në doza), 1 automjet dhe 1 celular.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, finalizuan operacionin e koduar “Recidivisti”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
Emiljano Resuli 41 vjeç, banues në Fier, i dënuar 2 herë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë, duke qarkulluar me automjet, në qytetin e Fierit. Gjatë kontrollit në automjet dhe kontrollit fizik ndaj 41-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.







