Ministria e Brendshme ka njoftuar se me rikthimin e shërbimeve online përmes portalit E-Albania, të gjitha shërbimet që ofrohen nga Gjendja Civile lëvrohen online.
Ndërkohë ministrja sqaron se pas sulmit kibernetik ende nuk është rikthyer normaliteti për të gjitha shërbimet që ofron Policia e Shtetit.
Bëhet fjalë për dy shërbimet: vërtetimi për pajisje me pashaportë; deklarimi për humbje dokumenti.
Këto dy shërbime do të ofrohen në kopje fizike në sportelet e Policisë së Shtetit deri në normalizimin e plotë të situatës.
Kryeministri Edi Rama deklaroi javën e kaluar se sulmi kibernetik është organizuar nga një shtet dhe janë dy shtetet për të cilat dyshohet.
Kreu i qeverisë theksoi se sulmi është i sofistikuar dhe në procesin e mbrojtjes e kundërsulmit është përfshirë edhe NATO-ja.