Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia ndalon një person që ishte i shpallur në kërkim

Policia ndalon një person që ishte i shpallur në kërkim

Roskovec – Vihet në pranga një shtetas, si dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Roskovec, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit A. Ç., 43 vjeç, banues në Roskovec, pasi, për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Berat, me vendimin e datës 23.07.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”.Ky shtetas iu dorëzua DVP Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin A. Xh., 27 vjeç, banues në Darëzezë, Fier, pasi gjatë kontrollit në çantën e tij, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME