Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBerisha sonte takim në Fier, konsultë më të zgjedhurit vendorë

Berisha sonte takim në Fier, konsultë më të zgjedhurit vendorë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të zhvillojë një takim me banorë në qarkun e Fierit këtë pasdite.

“Diten e sotme ne 19:00, ne ambientet e ish-Universitetit UFO do te zhvillohet konsultë e Kryetarit të PD, Prof. Dr. SALI BERISHA me qytetarë e të zgjedhur vendorë në Qarkun Fier!”.

 Njoftimin për këtë takim e ka bërë publik deputeti i qarkut Fier Luan Baçi me një postim në faqen e tij në facebook.

Diten e sotme ne 19:00, ne ambientet e ish-Universitetit UFO do te zhvillohet konsultë e Kryetarit të PD, Prof. Dr. SALI BERISHA me qytetarë e të zgjedhur vendorë në Qarkun Fier!

Konsulta zhvillohet rreth projektit të ri të PD “ Për një qeverisje afër qytetarëve” i cili ridimensionon funksionimin e Reformës Administrative e Territoriale.

Në këtë konsultë qytetarë dhe përfaqësues të njësive vendore janë ftuar të diskutojnë rreth shqetësimeve që rrjedhin prej Refomës së vitit 2014 si dhe do të shprehin dëshirën dhe sugjerime për konfiguracionin e territorit të tyre të ardhshëm.

Pjesëmarrës në takim do të jenë qytetarë, ish këshilltarë dhe ish kryetarë të njësive vendore, intelektual dhe kushdo tjeter qe ka deshire te jete i pranishem!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME