Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBerisha: Belinda Balluku 200 mijë euro për të arreduar zyrën

Berisha: Belinda Balluku 200 mijë euro për të arreduar zyrën

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi në një takim në Mirditë se nuk ka krim më të shëmtuar se të arredosh zyrën me 200 mijë euro. Berisha tha se Belinda Balluku e cila u bë zv/kryeministër, e ka zyrën prej 200 mijë eurosh ndërsa shtoi se nuk do ta lejojnë më Ramën të ketë avion në dispozicion.

“Ne nuk do të arredojmë zyrat me 200 mijë euro. A ka krim më të shmëtuar. Kjo që u bë zv/kryeministre, Balluku, 200 mijë euro zyrën. Nuk do shëtisë Rama me aeroplan në dispozicion. Qveria austriake kur isha unë kryeministër, e kishte të ndaluar për ministrat të udhëtonin me bussines class, por economy. Austria i ka rrogat 8 herë më të larta se ne.”-tha Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME