Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETI vuri flakën tokës dhe dogji ullinjtë, procedohet penalisht

I vuri flakën tokës dhe dogji ullinjtë, procedohet penalisht

Fier – Ndezi zjarr në tokën e tij, për pasojë u dogj një sipërfaqe toke me ullinj, procedohet penalisht autori i dyshuar.

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P. B., 60 vjeç, pasi ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij, në fshatin Lalar, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me ullinj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, sepse do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME